DINAMIKA & VIDEO/ Zbardhet përleshja e bashkëshortëve me grabitësit dhe si ndodhi...

DINAMIKA & VIDEO/ Zbardhet përleshja e bashkëshortëve me grabitësit dhe si ndodhi vrasja

174
0
Shares

Agim Buci, 53 vjeç u vra në dyqanin e tij që e kishte ngjitur me shtëpinë në lagjen OSBE të Kamzës mbrëmjen e 24 prillit. E plagosur mbetie shoqja Rita Buci, ndërsa gjithë skena e rëndë u pa nga i biri i tyre 6 vjec. Policia arriti të kapë në kohë rekord autorin kryesor Vladimir Kurti dhe bashkëpunëtorin në krim Ruzhdi Hoda. Të dy të rinjtë nga Kamza kishin shkuar në dyqan për të vjedhur, por gjatë rezistencës së çiftit Buci, Vladimir Kurti ka shkrepur armën duke vrarë tregtarin.

Dosja e prokurorisë për grabitjen me pasojë vrasjen që u lexua sot në sallën e gjyqit, ku u dha masa “arrest me burg” për dy personat

“Më datë 24. 04 .2018, i dyshuari Vladimir Kurti është takuar me të dyshuarin Rruzhdi Hoda dhe i ka thënë këtij të fundit se do të kryenin një punë bashkë, do të shkonin të vidhnin diku.

Të nesërmen i dyshuari Rruzhdi Hoda me automjetin e tij tip Golf me targë AA 269 KF, ka vajtur pranë banesës së të dyshuarit Vladimir Kurti. Ky ka marrë kapucët dhe dorashkat në shtëpi dhe i është drejtuar makinës.

Lëvizën me automjet deri tek rruga Miqësia dhe aty parkuan makinën në lagje. Më pas në kmëbë ecën përgjatë Bulevardit Berisha dhe janë kthyer te kthesa që të çonte tek dyqani i Agim Bucit.

Rreth 30 metra para se të shkonin te dyqani, Vladimiri i ka dhënë Rrushdiut një thikë buke me bisht druri, një palë dorashka dhe një kapuç. Vladimir që kishte të veshur një xhup të zi me kapuç ecën bashkë me Rruzhdiun drejt dyqanit. Rreth 5 metra përpara se të futeshin në dyqan, Vladimir ka nxjerrë pistoletën nga brezi dhe u fut në dyqan, i ndjekur nga Rrushdiu me thikë në dorë.

Vladimiri është afruar tek kasa e lekëve për të marrë lekët, ndërkohë që pranë kasës ndodhej fëmija i mitur i Agim Bucit. Rita kur ka parë Vladimiri tek kasa e maskuar e ka gjuajtur me produkte ushqimore. Në atë moment Vladimir ka gjuajtur duke e plagosur dhe gruaja është rrëzuar.
Direkt është afruar Agim Buci që u përlesh me Vladimir Kurtin, i cili e gjuajti me armë dhe atë. Pas ngjarjes të dy të dyshuarit janë larguar me vrap.

Ata kanë vrapuar të maskuar deri tek rruga Berisha. Para se të dilnin aty kanë hequr maskat dhe kanë vazhduar rrugën jo duke vrapuar.

Pasi hipëën në makinë kanë dalë tek lumi i Bovillës dhe nga ura e Zgafnorit, kanë hedhur maskat, dorashkat, xhupa e pantallonat në lumë.

Ndërkohë po vijon kontrolli për gjetjen e armës së krimit.

Konferenca për shtyp e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Kastriot Skënderaj: Sot gjatë orëve të para të mëngjesit, Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Hijet” duke zbardhur dhe dokumentuar autorësinë e ngjarjes të ngjarjes së ndodhur 2 ditë më parë në Kamëz, ku gjatë vjedhjes me armë mbeti i vrarë shtetasi Agim Buci dhe u plagos bashkëshortja e tij, Rita Buci. Operacioni është rezultat i punës profesionale të pandërprerë, duke vlerësuar maksimalisht informacionet e mbledhura si dhe provat e administruara nga grupi i posaçëm hetimor. Si rezultat i hetimeve të deritanishme, rezulton se autorë të dyshuar kësaj ngjarjeje janë 2 shtetasit: – Vladimir Kurti, 28 vjeç, banues në Tiranë.- Ruzhdi Hode, 25 vjeç, banues në Tiranë. Ata ndodhen aktualisht të ndaluar nga policia mbi bazën e urdhërave të dala nga Prokuroria. Nga hetimet rezulton se i dyshuari Vladimir Kurti ka kryer ekzekutimin me armë zjarri të shtetasit Buci dhe plagosjen e bashkëshortes së tij. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Volklsvagen”, me të cilin autorët kanë shkuar dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes, veshjet dhe dorezat e përdoruara në vendngjarje. Ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjen e provave të tjera materiale. Materialet për këtë ngjarje do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Vjedhjes me armë me pasojë vdekjen” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.Policia e Shtetit, duke falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin, shprehet e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo akt, grup kriminal apo paligjshmëri, për të ndërtuar së bashku një Shqipëri më të mirë dhe të sigurt.

Publiée par Policia e Shtetit sur vendredi 27 avril 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY