VIDEO/ “Së bashku me Kukësin do ta zmbrapsim Ramën, ky fillimi i...

VIDEO/ “Së bashku me Kukësin do ta zmbrapsim Ramën, ky fillimi i një pranvere…”

107
0
Shares

Sot mbushen 27 vjet nga Masakra e 2 prillit 1991 në qytetin e Shkodrës, ku u vranë 4 dëshmorë të  Demokracisë. Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka kushtuar atje për ta përkujtuar këtë moment historik dhe ka vendosur kurora.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka bërë thirrje qytetarëve nga Shkodra se nuk ka rrugë tjetër përveç përballjes me të keqen.

Nga memoriali i 4 Dëshmorëve të Demokracisë, Basha tha se, “Së bashku me Kukësin do ta zmbrapsim Ramën, ky fillimi i një pranvere…  Njësoj si etërit e tij politikë, Edi Rama e ndëshkon Shkodrës, sepse pushteti është për të shtypja dhe shfrytëzimi, arroganca, dhe paraja dhe luksi për të.

Këto ditë kam takuar e biseduar me qindra shkodranë e lezhjanë e mirditorë dhe ju them se me ju është e gjithë Shqipëria dhe nuk ka rrugë tjetër përveç përballjes me të. Kukësi u përball dhe e ndali të keqen dhe së bashku me Kukësin do ta ndalim atë. Le të jetë ky nisja e pranverës së madhe që po vjen. Të shkëpusim njëherë e mirë lidhjet e krimit me politikën. Një PD e çliruar nga korrupsioni dhe oligarkët ka vetëm një interes, interesin e shkodranvë, interesin e shqiptarëve. Zotohem në këtë altar të demokracisë se gjithçka që kemi denoncuar deri më sot nuk do ta falim: askënd nga kryeministri deri te punonjësi më i thjeshtë që të japin llogari për dhunimet që i kanë bërë ligjit”, u shpreh midis të tjerave Basha.

PERKUJTOHET 2 PRILLI VITIT 1991 – RENIA 4 DESHMOREVE TE DEMOKRACISE

Publiée par TV1 Channel – Shkodër sur lundi 2 avril 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY