FOTO GALERI/ Tirana “zgjohet” me parulla antiqeveritare

FOTO GALERI/ Tirana “zgjohet” me parulla antiqeveritare

105
0
Shares

Protesta e qytetarëve të Kukësit dhe e mjaft shqiptarëve të Kosovës ditën e Shtunë në Kalimash, duket se nuk do të mbyllet ashtu siç do të donte Edi Rama, me arrestimet e shumta të policisë të bëra gjatë natës.

Ajo është zhvendosur në Tiranë dhe duket se solidariteti sa vjen e rritet.

Ditën e sotme përveç qindra njerëzve të grumbulluar përball drejtorisë së Policisë në Tiranë të cilët kërkojnë lirimin e të arrestuarve, të tjerë kanë protestuar duke shkruar parulla të shumta nëpër mure dhe ura.

Tekstet e tyre ngjasojnë më së shumti, si në një prag rrëzimi diktature.

“’Ju s`keni mjaftueshëm pranga për të gjithë ne’, ‘Kur dhuna bëhet ligj liria është afër’, ‘Liri për Kukësin’”, shkruajnë qytetarët e Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY