DETAJE/ Fier, lufta me policinë, grabitësit informacion për një transfertë parash nga...

DETAJE/ Fier, lufta me policinë, grabitësit informacion për një transfertë parash nga djali i familjes Muçi

197
0
Shares

Grabitësit të cilët tentuan të vidhnin me armë banesen e Minella Mucit në orët e para të mëngjesit të 23 marsit në Fier, dyshohet se janë autorë të një sërë grabitjesh në Shqipëri.

Grupi hetimor ka dyshime se ata bashkëpunonin me banorë të qyteteve ku kryenin vjedhjen.

Për rastin e grabitjes së banesës së familjes Muçi dyshohet se një nga bashkëpunëtorët është nga Fieri dhe ka dhënë informacion grupit se në këtë banesë mund të ketë vlera të konsiderueshme monetare. Kjo pasi sipas informacionit që ata kanë pasur djali i Minelles i cili jeton jashtë mund te kishte kryer ndonjë transfertë valute.

Por nga verifikimet ka rezultuar në banesë nuk ka pasur sende me vlerë apo shuma të mëdha parashë.

Ardi Muca

Nga verifikimi i të kaluarës se dy prej grabitësve, Xhuljano Sollaku që mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë dhe Arben Muçaj i cili u plagos, është konstatuar se ata kanë bashkëpunuar prej vitesh në aktivitete të dyshimta. Gjithashtu, mësohet se është konkluduar paraprakisht se ata janë anëtarë të një grupi që dyshohet se ka kryer vjedhje me armë e vepra të tjera penale edhe ne qytete te tjera te Shqipërisë.

Ngjarja u shënua rreth orës 03:00 të 23 marsit 2018, kur familja Muçi telefonoi policinë se disa persona po tentonin të hynin në apartament për të grabitur. Policia është përplasur me dy nga grabitësit, të cilët kanë qenë të armatosur dhe me maska, poshtë pallatit. Nga shkëmbimi i zjarrit kanë mbetur të vrarë Xhuljano Sollaku ndërsa u plagos Arben Muçi. Policia ka shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorë të tjerë të grabitjes të cilët mendohet se janë larguar me makinë.

Xhuljano Sollaku

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY