DETAJE & EMRA/ Tiranë, përleshja me armë në Laknas, zbardhet dinamika, zbulohen...

DETAJE & EMRA/ Tiranë, përleshja me armë në Laknas, zbardhet dinamika, zbulohen protagonistët

167
0
Shares

Nga Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me shërbimet e Policisë të Komisariatit nr 5, u arrestuan në flagrancë

1-Ardjan Shima, 37 vjeç,  banues  në  Kamëz Tiranë, i  dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, i dyshuar për vepren penale, ” Vrasje me dashje”e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim si dhe “Mbajtje pa leje të armeve luftarake” parashikuar nga neni 76-22-25 dhe 278 të Kodit Penal.

2-Klejdian Deliu, 35 vjeç, banues  në  Koder Kamez Tiranë, i dyshuar për vepren penale , ”Vrasje me dashje” e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 76-22-25 te Kodit Penal.

3-Elfjord Deliu, 23 vjeç, banues në Laknas Tiranë, i dyshuar për veprën penale ”Vrasje me dashje” e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 76-22-25 të Kodit Penal.

4-Shkëlzen  Xhanari, 33 vjeç, banues Koder Kamez Tiranë, i dyshuar për vepren penale, ”Vrasje me dashje” e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 76-22-25 te Kodit Penal.

5-Gentjan Neli, 36 vjeç, banues  në Kamëz Tiranë, i dyshuar për vepren penale ”Mos kallzim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

6-Renaldo Dragjoshi, 29 vjeç, banues  në Laknas Tiranë , i dyshuar për vepren penale ”Mos kallzim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

7-Andi Karaj (Metaliu), 35 vjeç, banues  në  Laknas Kamëz , i dyshuar për vepren penale ”Mos kallzim krimi” parashikuar nga neni 300 Kodit Penal.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi më datë 23. 03. 2018 në Laknas Tiranë, në një lokal shtetasit Ardjan Shima, Klejdian Deliu, Gentjan Neli, Shkelzen Xhanari dyshohen se gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me grushta shtetasin A. Karaj, ku më pas shtetasi Ardjan Shima dyshohet se ka qëlluar dy herë me armë zjarri.

Ndërsa shtetasit Renaldo Dragjoshi Gentjan Neli të cilët pasi ishin prezent në këtë konflikt, deri në momentin e identifikimit dhe shoqërimit nuk kanë kallzuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Gjithashtu shtetasit Ardjan Shima iu gjet dhe sekuestrua edhe arma e përdorur në këtë ngjarje e tipit pistolete së bashku me 11 copë fishekë, të cilën e dispononte pa leje të organeve kompetente.

Materjalet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për vepren penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim për shtetasit Ardjan Shima, Shkelzen Xhanari, Elfjord Deliu, Klejdjan Deliu, dhe për veprën penale ”Mos kallzim krimi” për shtetasit Renaldo Dragjoshi, Gentjan Neli dhe Andi Karaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY