VIDEO/ Momenti kur 37-vjeçari ekzekuton të atin biznesmen në mes të ditës

VIDEO/ Momenti kur 37-vjeçari ekzekuton të atin biznesmen në mes të ditës

202
0
Shares

Publikohen pamjet e një krimi të rëndë brenda familjes në Turqi. Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë shfaqet një 37-vjeçar duke vrapuar drejt të atit biznesmen, të cilin e qëllon për vdekje dhe më pas largohet me shpejtësi.

Sipas “Hurriyet”, 37-vjeçari Erhan Alaca qëlloi me pistoletë të atin Mahmut Alaca, në Mersin të Turqisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të martën, ndërsa shkaqet e krimit të rëndë mbetet të panjohura.

Biznesmeni Alaca kishte dalë nga shtëpia dhe ishte duke hipur në makinë kur është qëlluar nga i biri i cili po e priste jashtë rezidencës. Alaca ra përtokë i gjakosur, ndërsa i biri u largua me shpejtësi nga vendngjarja.

Një grua, mes dëshmitarëve okularë, pa të gjithë ngjarjen e tmerruar.

Ekipet mjekësore që mbërritën menjëherë në vendngjarje konstatuan se biznesmeni kishte ndërruar jetë.

Disa orë pas krimit, 37-vjeçari u kap së bashku me armën që kishte kryer vrasjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY