EMRI/ Vau Dejës, armë, drogë dhe eksploziv në shtëpi, prangoset 30-vjeçari

EMRI/ Vau Dejës, armë, drogë dhe eksploziv në shtëpi, prangoset 30-vjeçari

202
0
Shares
Foto Ilustruese

Nga strukturat e D. V. P., Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau Dejës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i Ernest Lekaj, 30 vjeç, banues në Vau i Dejës, Shkodër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij personi, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 1 armë zjarri tip pushkë, me disa fishekë;

– 2 copë kallëpe lëndë plasëse e dyshuar si tritol C4;

– 12 copë tela zjarrpërcjellës për kapsolla detonatore;

–  një sasi lëndë narkotike kanabis;

– 1 armë sportive, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” të parashikuara nga nenet 283, 278 dhe 280 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY