EMRA & VIDEO GALERI/ Fier, plagosja e dy biznesmenëve dhe grabitja e...

EMRA & VIDEO GALERI/ Fier, plagosja e dy biznesmenëve dhe grabitja e exchangit, kapen tre autorët

201
0
Shares

Pas një ndjekje si në filma policia kap edhe dy autorët e tjerë të grabitjes së sotme në Fier.  Policia e Shtetit bën me dije se gjatë ndjekjes ka kapur autorin e dytë të grabitjes në Fier, ndërkohe që vetëm pak kohë me pas prangosi edhe autorin e tretë.

Sipas njoftimit të Policisë se Shtetit, Policia e Fierit në kohe rekord ka kapur fillimisht njërin prej autorëve, pas ndjekjes policore. Në fshatin Baltës, u prangos Denis Fyraj nga Vlora. Sipas të dhënave të policisë, ai braktisi makinën duke u hedhur në lumë, për të kaluar në anën tjetër. Policia e ka ndjekur dhe e ka kapur. Është bllokuar gjithashtu edhe një çantë me lekë që kishin grabitur.

Policia është vënë në ndjekje të autorit të dyte, që e ka arrestuar pak kohe më pas. Ai është Lulëzim Demiraj po nga Vlora. Ndërkohë që në pranga është vënë edhe autori i trete, i cili ka ndihmuar dy grabitësit duke i pritur në makinë.

Policia thoteë se makina me të cilën ata u larguan pas grabitjes i ka targat e falsifikuara.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në piken e këmbimit valutor, përballe gjimnazit “Janaq Kilica”, në mes të Fierit.

Sipas të dhënave të para mësohet se i plagosur mbeti Gëzim Hoxha, 64-vjeç, pronari i pikës së këmbimit valutor dhe Agur Vrenozi 53-vjel që ndërhyri në kohën e grabitjes.

Raportohet se Vrenozi është transportuar në Tiranë për ndihmë të specializuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY