VIDEO/ Autostrada Durrës – Tiranë, përplasen dy makina, bllokohet trafiku

VIDEO/ Autostrada Durrës – Tiranë, përplasen dy makina, bllokohet trafiku

141
0
Shares

Dy automjete janë përplasur pak minuta më parë në autostradën Durrës – Tiranë, në afërsi të Sukthit. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Siç duket edhe nga pamjet e dërguara nga dëshmitarët e rastit në DurrësLajm janë përplasur një mjet “Smart” me një “Audi A6” me targa AA 880 OO.

Nga aksidenti është shkaktuar edhe trafik mjetesh në autostradë, ndërkohë që forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave dhe lirimin e trafikut.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY