EMRAT & VIDEO/ Tiranë, “tregtonin” kokainë në “Bllok”, ja si u prangos...

EMRAT & VIDEO/ Tiranë, “tregtonin” kokainë në “Bllok”, ja si u prangos 23-vjeçarja dhe tre bashkëpunëtorët e saj

127
0
Shares

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast duke finalizuar me sukses operacionin e koduar ”Decline”. Për pasojë janë arrestuar në flagrancë…

  • Azis Meta, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar për  “Trafik armësh dhe lëndë narkotike”
  • Përparim Kalbaj, 46 vjeç, banues në Tiranë.
  • Aleks Kanaçi, 35 vjeç, banues në Berat.
  • B., 23 vjeçe, banuese në Tiranë.

Në rrugën “Nikolla Jorga”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarisë të kundërligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Kokainë” në sasi të vogla  personave të ndryshëm në zonën e “Bllokut”.

Shtetasit e lartpërmendur lëviznin me dy automjete.

Gjatë kontrollit fizik shtetasve të mësipërm iu gjetën dhe  sekuestruan në cilësinë e provës materiale…

  • 6 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale…

  • 2 automjete
  • 7 telefona celularë

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” të parashikuara nga neni 283/2 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Përparim Kalbaj, Aleks Kanaçi, Azis Meta dhe E. B.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY