Sulmoi 8 persona me sëpatë, Gjykata jep vendimin për terroristin kosovar

Sulmoi 8 persona me sëpatë, Gjykata jep vendimin për terroristin kosovar

72
0
Shares

Para 6 muajsh një kosovar 36-vjeçar sulmoi me sëpatë kalimtarët. Ngjarja e rëndë ndodhi në Stacionin Hekurudhor të Dusseldorff-it, Gjermani. Ai u shkaktoi lëndime tetë personave, katër prej të cilëve kishin pësuar lëndime të rënda në kokë. Sipas rp-online.de., pas sulmit ai kishte ikur dhe kishte kërcyer nga një ure, duke rënë në rrugë, duke pësuar lëndime serioze.
Ai ishte paditur për tentim vrasjeje të tetëfishtë por tash nuk e pret burgu.
Mediat vendase raportojnë se kosovari pritet të dërgohet në një klinikë psikiatrike të tipit të mbyllur, ku do të mbahet për një kohë të gjatë.
Kjo masë ndëshkimi i është shqiptuar pasi që prokuroria konsideron se personi që jeton në Ëuppertal, krimin e ka bërë në një gjendje të një çrregullimi akut të shizofrenisë paranoide. Për këtë arsye ai nuk bart përgjegjësi penale por vazhdon të jetë i rrezikshëm për rrethin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY