“Luftë greko-turke”, plumba anijes , grekët kanë një arsye

“Luftë greko-turke”, plumba anijes , grekët kanë një arsye

70
0
Shares

Nga: Robert Goro

 

Autoritetet greke kanë publikuar një deklaratë pas incidentit të së hënës pasdite kur rojet bregdetare vendase kanë hapur zjarr kundër një anije të flotës tregtare turke.

Sipas deklaratës së Policisë Bregdetare, autoritetet u sinjalizuan se anija  M/V ACT, që po lundronte në brendësi të ujërave greke, 35 milje në veriperëndim të ishullit Rodos, po transportonte një sasi të konsiderueshme droge.

Menjëherë u vu në lëvizje një skaf policor grek, që e gjeti anijen turke dhe e urdhëroi që të lundrojë drejt kepit Trianon, në jug të ishullit. Aty anija do t’i nënshtrohej kontrollit.

Gjithmonë sipas deklaratës së autoriteteve greke, anija turke nuk iu bind urdhrit dhe prandaj u hodhën të shtëna paralajmëruese.

Anija vazhdoi lundrimin dhe u fut në ujërat turke, ndërsa skafi grek e ndërpreu ndjekjen, thuhet në deklaratën e policisë bregdetare greke, ku shtohet se për incidentin u njoftuan edhe autoritetet turke.

Por duket se shpjegimi i palës greke nuk është mirëpritur nga Ankaraja.

Ministria e Jashtme turke ka nxjerrë më pas një deklaratë, ku nënvizohet se “në asnjë mënyrë nuk mund të shpjegohet ky akt kundër një anije që po transportonte mallra ndërmjet dy porteve turke. I vetmi ngushëllim është se nuk pati viktima”, vë në dukje Ministria e Jashtme turke.

Në deklaratë shtohet se  Ankaraja dënon “këtë akt të tepruar të autoriteteve greke dhe dëshiron të ndajë me komunitetin ndërkombëtar nevojën që mos të përsëriten më akte të ngjashme”.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY