Tragjedi për familjen shqiptare në Itali, ishin në plazh kur ndodhi

Tragjedi për familjen shqiptare në Itali, ishin në plazh kur ndodhi

59
0
Shares

Një fëmijë e gjashtë vjeç me origjinë shqiptare, i identifikuar si Elidion .B, është  mbytur pasditen e sotme në ujërat italiane, në pazhin e njohur si Roseto, shkruan emmelle.it.

Pavarësisht përpjekjeve për ta sjellë në jetë, nga rojet e plazhit, personeli i ambulancës së Rosetos, dhe ndërhyrjes në vendngjarje të një helikopteri-ambulancë nga Pescara, Elidion B. ka ndërruar jetë.

Lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje kanë nisur hetimit nga ana e efektivëve dhe  kapitanerisë së portit të Rosetos, të cilat janë duke marrë në pyetje të ëmën, e cila ishte në plazh me Elidionin, djalin tjetër e bashkëshortin.

Mësohet se, fëmija ishte në ujë dhe kishte humbur nga sytë e prindërve, ndërsa e ëma po kujdesej për djalin tjetër në çadër, raportojnë mediat lokale.

Dikush nga të pranishmit ka parë  trupin e djaloshit në ujë, 150 metra nga çadra ku ishin prindërit e vogëlushit, dhe dha alarmin, por ishte shumë vonë.

Elidioni i vogël, i cili  do të mbushte 6 vjeç me 5 Janar, kishte ndërruar jetë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY