Përfundon mbledhja e kryesisë së PD, Basha dhe Selami nisin garën

Përfundon mbledhja e kryesisë së PD, Basha dhe Selami nisin garën

78
0
Shares

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së PD e cila vendosi që dy konkurentë do të jenë në garë për kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe Eduard Selami.

Nw mbledje u caktuan edhe anetaret e Komisionit zgjedhor, Minusha lzaj, Bert Abdylaj, Tritan Shehu, Bardh Spahia dhe Enkeleid Alibeaj.

Një përpjekje e kundështarëve të Bashës në parti për të ndryshuar rendin e  ditës u hodh në votim por humbi ndërkohë që Astrit Patozi që kishte deklaruar pjesëmarrjen në garë tashmë nuk ka plotësuar dokumentacionin pasi kërkesat e tij nuk u plotësuan.

Jo të gjithë anëtarët e kryesisë së PD-së po marrin pjesë në mbledhjen ndër më të rëndësishmet e saj. NUk merr pjesë Lulzim Basha, ashtu si droni.al lajëmroi kohë më parë. Po ashtu nuk kanë shkuar në mbledhje edhe Ridvan Bode dhe Genc Ruli.

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka propozuar vetëm dy emra për garë, Lulzim Basha dhe Eduard Selami.

Një kërkesë e hedhur nga grupi kundërshtar i Bashës u rrëzua sonte në mbrëmje në mbledhjen e Kryesisë së PD.

Bëhet fjalë për një ndryshim të rendit të ditës që u lexua nga Gent Malko, drejtues i Departamentit të Pronave në PD.

“Kryesia të anulojë procedurën e nisur për kryetarin e PD. Procedura për kryetarin e PD është anti statutore. Kërkesa për rend dite të hidhet në votim të fshehtë. Kjo kërkesë mbështetet nga 1/6 e anëtarësisë”, tha Malko.

Kjo kërkesë u hodh në votim, dhe mori vetëm 11 vota pro, duke u rrëzuar kështu pretendimi i grupit anti-Basha.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY