“Krahasohet me policinë e Ismail Qemalit”, Ish-deputeti i kthehet Ramës: Policia jote...

“Krahasohet me policinë e Ismail Qemalit”, Ish-deputeti i kthehet Ramës: Policia jote i shërbeu krimit dhe mafias

59
0
Shares

Pas krenarisë dhe deklaratave të kryeministrit Rama lidhur me ligjet qe pretendon të miratojë per krimin, ka reaguar ish-deputeti i PD, Enkeled Alibeaj.

Për Alibeajn, vlerësimi i vërtetë për policinë që deshi është pasi i shërbeu krimit dhe mafias.

Rama, ne 107 vjetorin e Policise se Shtetit qenka krahasuar me Policine e Ismail Qemalit! E megjithe kete krahasim te mundimshem, kryeministri nuk paska gjetur guxim te perballet me 57 ngjarjet me vdekje dhe 63 viktimat e 2019. Nuk i paskan ardhur nder mend qe 128 drejtues te “Policise qe deshi” iu perfshine ne kanabizimin e vendit; se 3 drejtuesit e larte te tij ne Vlore i ka ende ne arrati; Asnje fjale per oret shtese te papaguara dhe kushtet mizerabel; asnje grimase per viktimat e krimit te ketij fillimviti. Vleresimi i vertete per policine qe deshi dhe qe e shpartalloi dora vete ai, per te lartesuar krimin dhe Mafian, eshte se e ka shnderruar policine thjesht ne nje sherbim funerali qe vecse mbledh kufomat e krimit! E ne fakt perse i duhet Policia, perderisa per te mjafton qe kriminelet “hengshin kokat e veta”?!”,-shprehet Alibeaj.

Rama sot deklaroi ne 107 vjetorin e krijimit të Policisë, se ai dhe qeveria po kolaudojnë paketën ligjore me SHBA dhe BE dhe në vijim do ta kthejnë në një bazë ligjore për të ndërmarrë ofensivën më shembullore ndaj krimit të organizuar duke zhvilluar një aktivitet agresiv në terren të policisë së shtetit ndaj të gjithë atyre që janë dënuar, akuzuar por i kanë shpëtuar dënimit si rezultat i KCK.

Sipas Ramës ka ardhur koha të provojnë se pasuria e tyre nuk buron nga krimi ose përndryshe të dorëzojnë pasurinë, dhe paralelisht do vëmë me shpatulla pas murit të cdo anëtari të KCK në prokuroria e gjykatë që do marrë vendime në kundërshtim me ligjin. 4

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY