Agim Kajmaku drejt lirimit, dëshmia që ndryshoi gjithçka

Agim Kajmaku drejt lirimit, dëshmia që ndryshoi gjithçka

118
0
Shares

Eshtë shtyrë seanca për shqyrtimin e masës së sigurisë për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakut. Pas ndryshimit të dëshmisë nga shefja e protokollit në Bashkinë Vorë, seanca e radhës do të mbahet më 27 janar ora 10:00.

Ndryshimi i dëshmisë së kësaj të fundit për falsifikim dokumentesh pritet që t’i rikthejë lirinë ish-kryebashkiakut Kajmaku.

Vendimi për ndryshimin e masës nga “arrest me burg”, në “detyrim paraqitje”, pritet të merret nga gjyqtari Kujtim Vranici, i cili është i njëjti që vendosi të lërë në burg Kajmakun. Por sot avokati i tij kërkoi shtyrjen e seancës në mënyrë që të paraqesë provat ashtu siç e parashikon ligji.

Agim Kajmaku akuzohet nga prokuroria për tri vepra penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikimi i formularëve” dhe “Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.

Agim Kajmaku vijon të jetë në kërkim nga Policia e Shtetit që prej datës 9 Nëntor me akuzën e falsifikimit.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY