VIDEO/Mediat zbulojnë lidhjen e ish-miss Kosovës me miliarderin indian 23 vite më...

VIDEO/Mediat zbulojnë lidhjen e ish-miss Kosovës me miliarderin indian 23 vite më të madh

192
0
Shares

“Magazina.al” ka zbuluar lidhjen e dashurisë së ish-missit Agnesa Vuthaj me biznesmenin nga India, Chetaan Sandesara.

Magazina.al, ka mësuar se në krahët e Agnesës qëndron miliarderi indian i cili ka biznese në shumë vende të botës, e në mesin e tyre edhe në Dubai.

Sipas informacioneve që ka Magazina.al, biznesmeni 57 vjeçar, Chetaan Sandesara është me origjinë nga India dhe ka jetuar për një kohë në Dubai, ku edhe është njohur me Agnesa Vuthajn.

Tani biznesmeni jeton në Nigeri vend ky që është vizituar nga bukuroshja shqiptare. Lidhjen e Agneses me Chetaan e dëshmon edhe udhëtimi me aeroplanin privat të biznesmenit, në një video të siguruar nga Magazina.al.

Agnesa shihet duke xhiruar të dashurin e saj dhe duke i thën “Thuaj diçka” në gjuhën angleze.

Gjithashtu, një vit më parë Agnesa i mundësoi një takim partnerit të saj me ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj.Biznesmeni u prezantua nga Haradinaj si përfaqësues i “Sandesara Group nga Nigeria”.

Tashmë, partneri i Agnesës po eksploron industrinë e naftës dhe gazit në Nigeri, ndërkohë që është në biseda për të blerë një ndër hotelet më të njohura në Tiranë.Burime të sigurta për “Magazina.al” kanë treguar se biznesi do të jetë në emrin e Agnesa Vuthajt.

VIDEO-KLIKO

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY