VIDEO/E nxjerrin si fituesen e festivalit në RTSH, ‘reagon’ për herë të parë Elvana Gjata

Ndaje

Emri i Elvana Gjatës është konsideruar si fitimtar në festivalin e RTSH-së, ndërsa publiku u njoh vetëm dje me kengen e saj.

Ka qenë fillimisht kompozitorja Diana Ziu, e cila me anë të një postimi në facebook shkruante se fituesja është Elvana Gjata. Ziu shkruante se gjithçka varet nga Vera Grabocka, e cila megjithëse nuk ka emrin drejton dhe vendos për çdo këngë.

Deri me tani kenga e Elvanes eshte me e klikuara, ndërsa në kompeticion, do të llogaritet dhe performanca live si dhe interpretimi. Vetë Elvana ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale duke falenderuar publikun.

Nuk mund ta mohoj që mbushem me jetë kur shoh që kënga që kam shkruar prej shpirtit për ju ,po ju jep gëzim! Nuk ka kupe, fitore, festival që mund të më japi atë që ju me keni dhënë në më shumë se një dekadë. . .Përulem para jush! Taaaan jetën ju dua me tana!”-shkruan këngëtarja në Instragam.

//DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje