EMRAT/Sot afati i fundit për të aplikuar, zbulohen tre kandidatët për drejtimin...

EMRAT/Sot afati i fundit për të aplikuar, zbulohen tre kandidatët për drejtimin e SPAK

53
0
Shares

Kur na ndajnë pak orë nga mbyllja e afateve për shprehjen e interesit nga ana e prokurorëve për kreun e SPAK, zbulohen kandidaturat e para për këtë pozicion.

Pas 15 ditësh në dispozicion për të paraqitur kandidaturën, sipas RTV Ora, tre prokurorët që pritet të dorëzojnë platformën e tyre për drejtimin e SPAK janë:

– Altin Dumani nga Prokuroria e Apelit Tiranë;

– Arben Kraja nga Prokuroria e Përgjithshme;

– Ervin Kondili nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Të tre prokurorët kanë kaluar të dyja fazat e vetingut.SPAK u themelua më 25 nëntor 2019, me vetëm 8 prokurorë nga 10 që parashikon kushtetuta.

Sapo të emërohet, kryetari i parë i SPAK-ut do të ketë në dorë nisjen e procedurës për plotësimin e SPAK me prokurorë të tjerë në mënyrë që të plotësohet numri minimal prej 10 prokurorësh.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY