FOTO/Basha sërish thirrje: S’duhet humbur kohë, 150 mln $ për oligarkët t’i kalojnë banorëve të dëmtuar nga tërmeti

Ndaje

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka vizituar sot banorët në Rrëzë të Krujës ku me dhjetera familje me fëmijë të mitur janë në qiell të hapur pasi banesat e tyre janë të pabanueshme.

Basha ka konstatuar dëme serioze ne banesat e tyre, ndërsa ka treguar dhe menyren sesi ata janë duke e përballuar këtë fatkeqësi.  Basha ka riperseritur thirrjen e tij për t’ua ndarë 150 milionët e oligarkëve sipas tij, banorëve që janë në nevojë urgjente për strehim.

Pa humbur kohë 150 milion dollarët që janë ndarë për 10 oligarkë duhet të kalojnë për banorët e dëmtuar nga tërmeti që sot janë në qiell të hapur.Dhjetëra familje me fëmijë të vegjël në Rrëzë të Krujës, kanë mbetur krejt të vetëm në përballimin e pasojave që u la tërmeti i javës së kaluar.

Për fat të mirë në këtë fshat nuk pati asnjë viktimë, por pothuajse të gjitha shtëpitë janë të pabanueshme. Asnjë masë nuk është marrë për ta. Asnjë ndihmë, asnjë çadër apo ushqim, nuk u ka ardhur nga shteti.

Duhet hapa konkretë dhe zgjidhje emergjente sepse gjendja e tyre po rëndohet edhe nga moti i ftohtë. Qeveria duhet të nisë lëvrimin e fondeve për tu ardhur në ndihmë banorëve në zonat rurale për të cilët është e pamundur zhvendosja, në mënyrë që të nisin riparimin apo rindërtimin e shtëpive të shkatërruara”,-shprehet Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje