Ish-deputetja: A duhej votuar ligji i fiskalizimit pa u mbushur shtatë ditë nga rënia e tërmetit?

Ndaje

Jorida Tabaku ka perqendruar vemendjen tek qeveria, teksa ka theksuar veprimin e saj të fundit, ku dhe pse vendi eshte në gjendje emergjente, qeveria ka firmosur “fiskalizimin”.

Sipas ish-deputetes, kjo gjë i hap rrugë kompanisë kroate me dhurimin e 16 milionë eurove koncesion të paracaktuar, që të detyrohen bizneset dhe qytetaret te paguajne kosto shtesë.

Pa kaluar as java nga tragjedia e 51 jetëve të humbura, qeveria ka firmosur me votën e deputetëve të mazhorancës “fiskalizimin”. Pasi i dhuroi një kompanie kroate 16 mln euro koncesion të paracaktuar, kjo qeveri do t’i detyrojë bizneset e më pas qytetarët të paguajnë kosto shtesë për këtë program.

Janë 132.400 lekë shtesë që do paguajnë bizneset që vitin e parë për këtë ligj të miratuar. Kjo kosto padyshim që do u shkojë qyrtarëve në xhepa përmes ccmimeve të rritura.

Sipas një përllogaritje të saktë dhe të thjeshtë për një biznes i cili ka 6 punonjës në kasë do t’i duhet minimalisht 6 USB Token (Frima Dixhitale) në vit për çdo vit. Kosto vjetore e këtij biznesi do të rritej me 43.800 lekë që do të thotë një kosto që do t’i shtohet totalit të kostove të paraqitura më lartë.

As një javë nga tragjedia që zbuloi fytyrën e vërtetë të shtetit, qeveria vazhdon avazin e vjetër. Tenderon, koncesionon, kalon ligje me taksa të larta dhe në fund i vjedh ato. Pas lë vetëm videot e shëmtuara propagandistike.

Shqipëria ka nevojë për të alokuar fonde nga buxheti dhe kontratat e hajdutërisë PPP në ndërtimin e vendit. Ka nevojë për një vlerësim real të situatës së ndërtesave dhe jo spektakli që fsheh ligje të tilla”,-shkruan Jorida Tabaku.

//DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje