EMRI/Aksident fatal për të riun shqiptar në Itali, makinat përplasen kokë më kokë

Ndaje

Një 26-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në Monza të Italisë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes, ku makina  ku udhëtonte shqiptar u përplas me një tjetër, që drejtohej nga një 21 vjeçar.

I riu shqiptar u dërgua menjëherë në spital, ku nuk arriti dot t’i mbijetonte plagëve të marra. Ndërsa 21-vjeçari nga Arcore ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Mediat italiane shkruajnë se 26-vjeçari shqiptar që humbi jetën quhet Jetmir Isufi. Ai jetonte prej vitesh në Merate.

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta. Policia italiane po punon për rindërtimin e dinamikës së aksidentit me pasojë vdekjen.

//DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje