Mamaqi ndryshe nga rryma: Do ndëshkoja vajzën po të isha gjyqtar, pedagogu...

Mamaqi ndryshe nga rryma: Do ndëshkoja vajzën po të isha gjyqtar, pedagogu ishte skllavi i saj

87
0
Shares

Edhe pse shumica dënojnë veprimet e gabuara të pedagogut, Ermal Mamaqi ka një tjetër këndvështrim, duke bërë me faj dhe vajzën e cila ishte protagoniste në video skandalin e publikuar nga emisioni STOP disa ditë më parë.

Mamaqi duket se nuk e sheh pozitivisht rolin e vajzës në këtë histori, duke e bere me faj dhe atë. Madje shkon më tej, sa pedagogun e quan skllav të studentes dhe shkruan se vajza u tall mjaftueshëm me të.

Shkrimi i plotë:

“Mbrëmë në emisonin “Stop” u bë publik rasti i një studenteje mbetëse në të gjitha lëndët, mosfrkuentuese e mësimit dhe një pedagogu “gjynafqar” që i shkëlqenin sytë si maceve në afsh.

Bisedat e tyre të regjistruara nga vajza me kamera të fshehtë linin të kuptonin qartë vetëm një gjë: Pedagogu ishte skllavi i saj dhe ajo tallej hapur me të!

Ajo e vërdalliste në një mënyrë të pacipë, e puthte kur i tekej, ia ngacmonte fantazinë dhe ky qyqari ishte gati të copëtohej për të, boll një shpresë të kishte. Sikur të ishte e mundur do hynte vetë në provimet e saj. I premtoi edhe ta çonte për masazh në Tiranë.

Sa më shumë shtoheshin takimet aq më shumë shtohej dëshira e pedagogut dhe tallja e vajzës me të.

Ajo video mund të ishte gjithçka përveçse shfrytëzim seksual për notë nuk ishte. Madje, në një moment të transmetuar, pedagogu i thoshte “Nëse ka feeling mirë, nëse nuk ka e lëmë këtë punë”. Për asnjë moment nuk pashë kërcënimin me notë. Sigurisht, ndërhyrja e qyqarit pedagog te kolegët e tij nënkuptonte një shans që kishte ai për atë vajzë monstër por asnjëherë nuk e kërcënoi me ngelje nëse nuk i jepej.

Po të isha gjyqtar i rastit do ndëshkoja veç vajzën. Gjynafqarin e kishte ndëshkuar Zoti boll. @ermal_mulosmani”.

View this post on Instagram

Mbrëmë në emisonin "Stop" u bë publik rasti i një studenteje mbetëse në të gjitha lëndët, mosfrkuentuese e mësimit dhe një pedagogu “gjynafqar” që i shkëlqenin sytë si maceve në afsh. Bisedat e tyre të regjistruara nga vajza me kamera të fshehtë linin të kuptonin qartë vetëm një gjë: Pedagogu ishte skllavi i saj dhe ajo tallej hapur me të! Ajo e vërdalliste në një mënyrë të pacipë, e puthte kur i tekej, ia ngacmonte fantazinë dhe ky qyqari ishte gati të copëtohej për të, boll një shpresë të kishte. Sikur të ishte e mundur do hynte vetë në provimet e saj. I premtoi edhe ta çonte për masazh në Tiranë. Sa më shumë shtoheshin takimet aq më shumë shtohej dëshira e pedagogut dhe tallja e vajzës me të. Ajo video mund të ishte gjithçka përveçse shfrytëzim seksual për notë nuk ishte. Madje, në një moment të transmetuar, pedagogu i thoshte “Nëse ka feeling mirë, nëse nuk ka e lëmë këtë punë”. Për asnjë moment nuk pashë kërcënimin me notë. Sigurisht, ndërhyrja e qyqarit pedagog te kolegët e tij nënkuptonte një shans që kishte ai për atë vajzë monstër por asnjëherë nuk e kërcënoi me ngelje nëse nuk i jepej. Po të isha gjyqtar i rastit do ndëshkoja veç vajzën. Gjynafqarin e kishte ndëshkuar Zoti boll. @ermal_mulosmani

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY