10 ditë në arrati pas tentativës për vrasje, kapet dhunuesi i familjes...

10 ditë në arrati pas tentativës për vrasje, kapet dhunuesi i familjes në Krujë

72
0
Shares

I ka ardhur fundi arratisë së një 43-vjeçari pasi tentoi të vrasë gruan e tij me thikë. Dhjetë ditë më pas, policia e Krujës ka vënë në pranga 43-vjeçarin me iniciale G.Gj.

Policia thotë se “kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas në datë 21.06.2019, për motive të dobëta, ka  tentuar të vrasë bashkëshorten e tij, A.Gj duke e qëlluar disa herë me thikë”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Krimeve të Rënda Tiranë në ngarkim të shtetasit G.Gj., për veprat penale “Vrasje për shkak të mardhënieve familjare, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY