FOTO/”Me qëllim që të dalë faqebardhë para kryetarit”, çfarë ndodhi me votat...

FOTO/”Me qëllim që të dalë faqebardhë para kryetarit”, çfarë ndodhi me votat në Librazhd

150
0
Shares

Që votat janë shtuar përmes votuesve imagjinarë, kjo u kuptua dhe u reflektua qartë dhe në deklaratat kontradiktore të KQZ-së,  e cila më vonë pretendoi se ende nuk kishin mbaruar me procesin e numërimit.

U bënë 13 Bashki në te cilat kishte pasaktësi me votuesit, ku dolën më shumë sesa ishin votuar në listat fillestare.

Ish-kryeministri Berisha thote se e njëjta situatë është dhe me Librazhdin, me vendin e Taulant Ballës, ku janë shtuar 1005 votues, vetëm për ta nxjerrë mirë e faqebardhë Ballën para kryetarit.

POSTIMI I BERISHES

Çudia me Librazhdin, shtohen votuesit, por votat mungojnë

Skandalet e votimeve monopartiake të Edi Ramës, po nxjerrin çudi të mëdha.

Ndërsa në 12 bashki ka më shumë vota se votues, e kundërta ka ndodhur në Librazhdin e Taulant Ballës.

Këtë herë në këtë Bashki babëzia ka bërë që të rritet numri i votuesve, me qëllim që sekretari i Përgjithshëm të dalë faqe bardhë para kryetarit.

Por ndërsa kanë rritur numrin e votuesve, komisionerët e PS-së kanë harruar që të hedhin edhe votat në kuti, duke i lë pa mbushur.

Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ-ja të djeshme në Librazhd kanë votuar 12388 qytetarë.

Por pas përfundimit të numërimit të 61 kutive në Librazhd kanë dalë vetëm 11383 vota.

Nga llogaritja del se Taulanti me shokët e tij të partisë në Librazhd ka shtuar 1005 votues imagjinarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY