Plagosi me thikë bashkëshorten në Fushë Krujë, shpallet në kërkim burri

Plagosi me thikë bashkëshorten në Fushë Krujë, shpallet në kërkim burri

109
0
Shares

Një 43-vjeçar nga Fushë-Kruja është shpallur në kërkim nga policia pas një ngjarje të rëndë në familje.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale G.Gj, 43 vjeç ka goditur me thikë bashkëshorten e tij.

Njoftimi i policisë:

Policia shpall në kërkim një shtetas për veprat penal “Dhunë në familje”, “Plagosje e rëndë me dashje ” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit G.Gj., 43 vjeç, pasi dyshohet se në orët e para të mëngjesit ky shtetas, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij shtetasen A.Gj.,37 vjeçe,banuese në Fushë Krujë, e cila u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Krujë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY