VIDEO/Trump ulet pranë ambasadores shqiptare, ja për çfarë diskutuan

Ndaje

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka qenë e ftuara e presidentit të SHBA’së, për iftarin të cilin ai e kishte shtruar.

Ajo postoi fotografi dhe video në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, në të cilën ka shkruar se i kishte folur Trumpit për shtetin tonë.

Çitaku gjithashtu tregon se i kishte treguar presidentit Trump, për nevojën e përfshirjes së SHBA’së në proceset të cilat po i kalon Kosova.

Postimi i plotë:

Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në darkën e iftarit të shtruar në Shtëpinë e Bardhë të isha e ulur përkrah Presidentit të Shteteve të Bashkura të Amerikës, Z. Donald J. Trump.

Presidentit Trump i tregova se në shtetin tonë sekular, ka një kulturë tolerance dhe harmoni ndërmjet religjioneve.

Po ashtu, e njoftova në detaje mbi sfidat me të cilat ballafaqohemi aktualisht në Kosovë dhe biseduam mbi domosdoshmërinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të SHBA-ve në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon shteti ynë i ri.

Në darkë ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të administratës Amerikane, Zv Presidenti Pence, Sekretari i Mbrojtjes Shanahan, Sekretari i Thesarit Mnuchin, Ambasadorë, etj.

Loading...

Leni një përgjigje