EMRAT/Parandalohet sherri me armë në Shkodër, ndalohen 4 persona

EMRAT/Parandalohet sherri me armë në Shkodër, ndalohen 4 persona

74
0
Shares

Policia e Shkodrës  ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti të çastit, ku njëri prej shtetasve ka qëlluar në ajër me pistoletë .

Falë reagimit të shpejtë të policisë u arrestuan në flagrancë dy shtetasit e përfshirë në konflikt , si dhe dy shokët e tyre për “Moskallzim krimi”.

Policia bën me dije se janë arrestuar shtetasit:

Enton Dushaj, 33 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, 

Kristian Shkambi,26 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër 

Ardit Bajramaj, 27 vjeç, banues në fshatin Llazan, Malësi e Madhe, 

Eduard Bajramaj, 38 vjeç banues në fshatin Llazan, Malësi e Madhe, 

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, në një lokal, shtetasi E. D, është konfliktuar me shtetasin E. B.

Shtetasi E.D, në largim e sipër ka qëlluar një herë në ajër me armë zjarri, pistoletë.

Me marrjen e njoftimit , Policia ka reaguar në kohë , duke kapur dhe arrestuar dy shtetasit e përfshirë në konflikt, si dhe dy shtetas të tjerë për moskallzim krimi, (shokë të tyre).

Policia po vijon punën për gjetjen e armës së zjarrit të përdorur nga shtetasi E. D. Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY