DETAJE/Tritol në makinën e kreut të Hekurudhave, Dyrmishi në ‘listën e zezë’...

DETAJE/Tritol në makinën e kreut të Hekurudhave, Dyrmishi në ‘listën e zezë’ të Edi Ramës

456
0
Shares

Mëngjesin e sotëm, një sasi tritoli iu vendos makinës së Drejtorit të Hekurudhave në Durrës, Ani Dyrmishit.

Vetë, ai ka pikasur lëndën plasëse dhe nuk ka tentuar të hyjë në makinë duke lajmëruar forcat e policisë.

Paraprakisht, Dyrmishi ka thënë se nuk ka konflikte me askënd, ndërkohë që dyshimet e para janë për shkak të postit të tij aktual por dhe të mëparshëm si drejtor i Hipotekës.

Kush është Ani Dyrmishi?

Dyrmishi ishte pjesë e listës ‘së zezë të Edi Ramës, në 100 zyrtarët më të korruptuar në vend. Këtë emërtim e mori gjatë kohës kur ai mbante postin e drejtorit të Hipotekës në Durrës.

Fax News shkruan se  Dyrmishi do të udhëtonte me një delegacion jashtë vendit sot, ndërsa  janë sekustruar kamerat e sigurisë për të zbuluar autorët, duke qenë se është një zonë që ka biznese të shumta të pajisura me kamera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY