Zbardhen emrat e kandidatëve për në KED, Arta Marku kryeson listën e...

Zbardhen emrat e kandidatëve për në KED, Arta Marku kryeson listën e prokurorëve

154
0
Shares

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka tanimë në tryezën e tij të punës listën e kandidatëve të propozuar për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Sipas përcaktimeve në ligjin 115/2016 “Për organet qeverisëse të sistemit të drejtësisë”, brenda datës 15 nëntor të çdo viti, institucionet respektive i dorëzojnë Presidentit listat e kandidatëve, që plotësojnë kushtet për të qenë anëtarë të KED-it.

Gazeta “Panorama” sjell sot listën e kandidatëve të propozuar nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme. Në listën shumëemërore bie në sy kandidimi i Kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku nga lista e Prokurorisë.

Gjykata e Lartë ka propozuar tre emra, gjyqtarin Edmond Islamaj, i cili është në proces rigjykimi nga Kolegji i Pavarur i Apelimit pas kërkesës së bërë nga Komisioneri Civil.

Në listë janë gjithashtu edhe dy gjyqtarët Ardian Dvorani dhe Medi Bici, të cilët kanë kaluar me sukses procesin e vetingut. SHORTI Sipas pikës 7 të nenit 221 të ligjit “Për organet qeverisëse të sistemit të drejtësisë”, përcaktohet që shorti për anëtarët e KED-it bëhet nga Presidenti i Republikës ndërmjet datave 1 dhe 5 dhjetor.

LISTA E PLOTË – KLIKO

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY