Vrasja në Bllok, lihet në burg pa afat Vis Martinaj

Vrasja në Bllok, lihet në burg pa afat Vis Martinaj

222
0
Shares

Gjykata e Apelit ka vendosur të lejë sërish në burg Ervis Martinaj.  Apeli në Tiranë ka shqyrtuar provat e Prokurorisë dhe ka hedhur poshtë edhe vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila vendosi masën e sigusë 30 ditë burg.

Ndaj Ervis Martinajt rëndojnë akuzat e pastrimit të produkteve të veprës penale, falsifikimit të dokumentave, fshehjes së pasurisë, dhe organizimit të lojërave të paligjshme.

Gjithashtu ai mbeti i plagosur nga konflikti në Bllok. Bashkë me  akuzat e ngritura nga Prokuroria, i shtohet dhe akuza e përfshirjes në vrasjen e 4 tetorit.

Ngjarja e 4 Tetorit 

Nga ngjarja në kryqytet, të arrestuar janë shtetasit Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë dhe Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër dhe Geldo Hoti i kapur në Gjirokastër në tentativë për tu larguar. Ndërsa  janë shpallur në kërkim shtetasit Ervin Mata, 31 vjeç, Fabjol Alushi, 42 vjeç dhe Merviol Bilo.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Ibrahim Rugova”. Përplasja me armë ka ndodhur pas një debati momental. Dyshohet se një nga tre personat që u qëllua me armë ka ngacmuar këngëtaren Elvana Gjata, çka ka sjellë dhe ndezjen e debatit mes 6 personave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY