Balla i quajti fotot montazh, qytetari ultimatum: Kërko ndjesë publike ose…

Ndaje

Një qytetar i dërgoi ditën e djeshme ish-kryeministrit Berisha disa foto në të cilat Taulant Balla ishte në shoqërinë e një trafikanti droge të dënuar, Maksim Beqo i i cili është arrestuar për kokainë në vitin 2015.

Menjëherë pas kësaj Taulant Balla reagoi duke e cilësuar një montazh të dështuar, duke pretenduar se nuk ishte ai në foton që qytetari kishte publikuar.

Ndërkohë, ditën e sotme, ky qytetar i ka shkruar prapë ish-kryeministrit Berisha. Në mesazh ai i kërkon Ballës të kërkojë ndjesë publike për fyerjen ndaj tij ose ndryshe do të nxjerrë dokumenta ‘ përvëluese’.

Postimi i plotë

Ultimatum i qytetarit dixhital per Taulant Bego/Jaris! sb

Lidhur me mashtrimin tuaj se fotoja me te arrestuarin nga policia Maksi Beça esht montim ne rastse nuk kerkon ndjes publike gjere ne ora 14:00 te dites sotme per fyerjen qe me ke bere do perballesh me publikim dokumentash pervluese!

Loading...

Leni një përgjigje