Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2...

Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë

83
0
Shares

Policia italiane ka vënë në pranga 2 shqiptarë, ndërsa janë sekuestruar 2 ton marijuanë pranë brigjeve të Vieste në Itali.

Sipas mediave italiane, arrestimi ndodhi pas një operacioni që u zhvillua nga Guardia di Finanza. Nga operacioni, u bllokua një skaf me 2 ton marijuanë, ndërsa në pranga përfunduan dy shqiptarë.

Operacioni nisi mëngjesin e sotëm, kur u sinjalizua se një gomone po vinte nga Shqipëria drejt brigjeve italiane.

Menjëherë nisën kërkimet në det, motoskafët e rojës detare si edhe një helikopter u vunë në ndjekje të gomones e cila po afrohej në brigjet italiane në afërsi të Viestes.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, mendohet se droga vinte nga Shqipëria, por pritet një konfirmim nga autoritetet përkatëse.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY