VIDEO/Vazdojnë kontrollet e policisë, kapet 49 vjeçari nga Tirana me automatik dhe...

VIDEO/Vazdojnë kontrollet e policisë, kapet 49 vjeçari nga Tirana me automatik dhe pistoletë

72
0
Shares

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 49 vjeçar pasi gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur armë zjarri e municion luftarak.

Policia njofton se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armë zjarri e llojit pistoletë, automatik e municion luftarak.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, në zbatim të Planit të Masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që mbajnë sende të kundraligjshme, kanë ushtruar kontrolle në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë, ku gjatë kontrolleve të ushtruara u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

– S.l S, 49 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në murin e banesës së këtij shtetasi janë gjetur të fshehura armë zjarri e municion luftarak.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– armë zjarri e llojit “Pistoletë”, mod.54 me një krehër me 5 fishekë

– automatik

– 8 krehëra fishekësh

– 600 copë fishekë mod. 7.62

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

TiranëKontrolle nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2 në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që mbajnë sende të kundraligjshme.Arrestohet në flagrancë 49-vjeçari, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në murin e banesës iu gjetën të fshehura armë zjarri e municion luftarak.Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale armë zjarri e llojit pistoletë, automatik e municion luftarak.Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, në zbatim të Planit të Masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që mbajnë sende të kundraligjshme, kanë ushtruar kontrolle në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë, ku gjatë kontrolleve të ushtruara u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :- S.l S, 49 vjeç, banues në Tiranë.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në murin e banesës së këtij shtetasi janë gjetur të fshehura armë zjarri e municion luftarak.Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :- armë zjarri e llojit “Pistoletë”, mod.54 me një krehër me 5 fishekë- automatik- 8 krehëra fishekësh- 600 copë fishekë mod. 7.62Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Publiée par Policia e Shtetit sur Samedi 15 septembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY