VIDEO/PD: Fitorja e parë, KE rrëzoi ligjin special Rama-Fusha për shkatërrimin e...

VIDEO/PD: Fitorja e parë, KE rrëzoi ligjin special Rama-Fusha për shkatërrimin e teatrit

56
0
Shares

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka mbajtur një deklaratë për mediat lidhur me letrën e komisionit Europian për ligjin e Teatrit Kombëtar.

Edhe pse qeveria e mbajti të fshehtë për 4 ditë letrën me qëllim manipulimin e opinionit, deputetja thotë se KE i dha të drejtë opozitës dhe qytetarëve.

Partia Demokratike, sipas Tabakut, kishte të drejtë kur denoncoi se ligji shkel parimin e konkurrencës dhe kur akuzoi qeverinë se kishte një klient preferencial, Fusha shpk që të ndërtonte kullat me paratë e krimit.

Përgjigja ka ardhur si rezultat i këmbënguljes së opozitës dhe thuhet qartë se bashkia dhe qeveria kanë shkelur procedurat e prokurimit të hapur thotë deputetja.

Por kjo është fitorja e parë të cilën Partia Demokratike dhe qytetarët e morën ditën e sotme, teksa deputetja jep dhe mesazhin për të qënë bashkë në rrëzimin e këtij ligji dhe kthimin e pronës publike në një kullë që kënaq interesat klienteliste të qeverisë./K.Balliu

Jorida Tabaku, deklaratë në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Lundi 10 septembre 2018

 

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY