Opozita ngre grupet e punës, Basha: Do e çoj deri në fund,...

Opozita ngre grupet e punës, Basha: Do e çoj deri në fund, qytetarët e duan vettingun e politikanëve

54
0
Shares

Partia Demokratike mblodhi sot grupin parlamentar nga ku u morën vendime të rëndësishme.

Së pari, u vendos që opozita ditën e enjte të shkojë në qytetin e Durrësit për të mbajtur atje një seancë paralele me atë të kuvendit.

Së dyti, mësohet se opozita ka ndarë grupet e punës për Vettingun në politikë, një nismë e re e partisë demokratike.

Basha është shprehur i vendosur për ti shkuar deri në fund kësaj nisme pasi ka marrë shumë mesazhe ku qytetarët shprehen se e duan vettingun në politikë.

‘Shumica dërrmuese e qytetarëve përkrahin vettingun me ligj për politikanët dhe zyrtarët e lartë të lidhur me krimin e organizuar dhe të korruptuar. Shqiptarët duan që vettingu në politikë të ndodhë. Shqiptarët kërkojnë që të mos ketë kriminelë dhe politikanë të lidhur me krimin në Kuvend dhe qeveri. Kam marrë me mijëra mesazhe nga njerëzit që mbështesin për ta çuar deri në fund këtë proces. Kemi mbështetjen e shoqërisë. Shqiptarët kërkojnë ndarjen përfundimtare të politikës nga krimi’‘ ka thënë Basha.

Për secilën nga pikat deputetët e opozitës janë ndarë në 4 grupe pune.

1 – Vettingu në politikë
PD
Ervin Salianji
Oerd Bylykbashi
Rudina Hajdari
Isuf Çela
Xhemal Gjunkshi
Klevis Balliu

LSI
Petrit Vasili
Klajda Gjosha
Kejdi Mehmetaj
Endrit Brahimllari

2 – Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike;
PD
Enkelejd Alibeaj
Gent Strazimiri
Flamur Noka
Aldo Bumçi
Dhurata Çupi
Astrit Veliaj
Lindita Metaliaj

LSI
Silva Caka
Nasip Naço

3 – Zgjedhje të lira të ndershme:
PD
Oerd Bylykbashi
Genc Pollo
Tritan Shehu
Luan Baçi
Myslym Murrizi
Endri Hasa
Lorenc Luka
Izmira Ulqinaku
Anton Frrokaj

LSI
Luan Rama
Nora Malaj
Floida Kërpaçi
Vangjel Tavo

4 – Çlirimi i ekonomisë nga monopolet;
PD
Edmond Spaho
Grida Duma
Florian Mima
Jorida Tabaku
Albana Vokshi
Bardh Spahia
Halim Kosova
Orjola Pampuri
Agron Shehaj
Nadire Meçorapaj
Luçiano Boçi
Valentina Duka
Hekuran Hoxhalli
Fatbardha Kadiu

LSI
Perparim Spahiu
Viktor Tusha
Edmond Panariti
Edmond Haxhinasto
Agron Çela
Lefter Koka
Shezai Rrokaj

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY