Zbulohet pse gruaja do qëllonte burrin me automatik në Belsh, dyshimet e...

Zbulohet pse gruaja do qëllonte burrin me automatik në Belsh, dyshimet e para

167
0
Shares

Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme ku gruaja tentoi të qëllonte me automatik burrin e saj.

Po i referohemi ngjarjes të ndodhur në banesën  e Mylazim Abazit në  Belsh, ku gruaja pas një sherri me burrin, teksa ky i fundit e kishte dhunuar, qëlloi me armë zjarri.

Ajo çka e shtyu gruan të ndërmerrte atë akt, ishte fakti se burri i saj sapo ishte kthyer nga Italia pa asnjë lekë në xhep. Menjëherë nisën debatet, të cilat më vonë u përshkallëzuan.

Gruaja kishte dyshime të forta se ai mund të kishte ndonjë grua tjetër në Itali, me të cilën i shpenzonte paratë të cilat i fitonte në punë të ndryshme.

Njoftimi i policisë për ngjarjen e ndodhur:

Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Cërrik ka ardhur një telefonatë se në fshatin Seferan Belsh, në familjen e shtetasit Mylazim Abazi, ka një konflikt familjar mes bashkëshortëve, ku janë dëgjuar edhe të shtëna me armë.

Menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë, ku ka rezultuar se:
Shtetasi Mylazim Abazi, 58 vjeç, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases Adelina Abazi 54 vjeçe, e cila më pas kishte marrë një armë zjarri automatik që e mbanin në banesë pa leje dhe ka kërcënuar bashkëshortin duke qëlluar në ajër në banesë.

Ndërhyrja në kohë e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit duke bërë arrestimin në flagrancë të dy bashkëshortëve për “Dhunë në familje”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”.

Grupi hetimor ka sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik me një krehër me 18 fishekë, si dhe 2 gëzhoja të qitura nga arma automatike.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprat penale të parashikuara nga nenet 130/a,278/3 dhe 84 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY