VIDEO/PD publikon dokumentin, ja si biznesmeni Bego është pasuruar nga buxheti i...

VIDEO/PD publikon dokumentin, ja si biznesmeni Bego është pasuruar nga buxheti i shtetit

59
0
Shares

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Partia Demokratike ka bërë publike provat zyrtare sesi shteti vihet në shërbim të trafikantëve të drogës.

Në një deklaratë për mediat,nga selia blu,  kreu i Grupit të PD, Edmond Spaho, faktoi para medias dokumentin që tregon Edmond Bego, biznesmeni i arrestuar së fundmi në Greqi, dhe lidhjet me deputetin socialist Taulant Balla.

Spaho deklaroi se biznesmeni ka përfituar së fundmi një tender disa milionësh nga OST-ja.

Të dhënat zyrtare tregojnë se kompania Inerte Express, me pronar trafikantin e drogës dhe mikun e familjes së Taulant Ballës nuk ka përvojë në ndërtimin e nënstacioneve elektrike dhe se këtë funksion ai e shtoi në fund të dhjetorit 2017.

Pak muaj më vonë, kompania pa përvojë e mikut të Taulant Ballës përfitoi një tender publik nga OST në fillim të verës në zemër të zonës elektorale të taulant Ballës në Librazhd. Ky është dokumenti– është shprehur Spaho.

Nënkryetari i PD-së Edmond Spaho, deklaratë për mediat në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Lulzim Basha sur Mercredi 22 août 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY