Imami merr në mbrojtje biznesmenin Bego, të dënuar për trafik droge

Imami merr në mbrojtje biznesmenin Bego, të dënuar për trafik droge

81
0
Shares

Edmong Bego është biznesmeni i cili ka ngritur dyshime të forta lidhur me përfshirjen e tij me emrat të njohur të politikës shqiptare si dhe dita ditës dalin fakte dhe prova që vërtetojnë mbrojtjen e tij nga politika dhe pasurimin e tij nëpërmjet lëshimeve që politikanët e ndryshëm i bëjnë atij.

Por për njerëz të tjerë, të cilët nuk e dinë ende ndoshta të vërtetën, ai shihet, që dhe pse i dënuar për trafik droge, si një njeri që është penduar dhe që ka kryer dënimin që i është dhënë.

Ai që e mbron Begon është dhe imami Ahmed Kalaja, i cili e quan biznesmenin një njeri shumë bujar, dhe që ka dhënë ndihma për njerëz në nevojë. Ai ka reaguar në facebook, duke e lartësuar figurën e tij si dhe duke thënë pasi të dënon drejtësia për një gabim, nuk ka të drejtë askush të hedhë baltë mbi dinjitetin e dikujt.

Reagimi i plotë

Rasti i Mond Begos, Zoti i falte abuzuesit me dinjitetin e tij!“I penduari nga një gabim konsiderohet si një i pafajshëm tek Zoti”. Kështu sanksiononte Profeti Muhamed para 15 shekujsh.

Mirëpo Islami nuk është mjaftuar me kaq po na mëson se vuajtja e dënimit është pjesë e pendimit si edhe domosdoshmëri për funksionimin e pendimit, siç edhe na mëson se në momentin që drejtësia të dënon për një gabim dhe ti e vuan atë dënim nuk ka kush më të drejtë të hedhë baltë mbi dinjitetin e dikujt.

Por fatkeqësisht shoqëria jonë, e etur për t’i bërë gjyqin njerëzve si dikur, ia kalon dhe Gjykatësit Suprem duke ia përmendur gjithmonë gabimin edhe nëse për këtë gabim e ke marrë një herë dënimin.

Kështu po ndodh dhe me rastin e Mond Begos. Një qytetar i cili e ka shlyer dënimin dhe ka plotësisht të drejtën të jetojë i qetë nga hijet e së shkuarës.
Në statusin e imamit të xhamisë që z. Bego frekuentonte, më lind e drejta të them se e njoh si një njeri të rregullt dhe korrekt. Një familjar që sakrifikonte gjithçka për edukimin dhe shkollimin e fëmijëve të tij.

Por jo vetëm, ai është prind dhe për shumë jetimë, duke u dhënë pension mujor shumë prej tyre, e disa të tjerëve u ka rregulluar dhe shtëpitë, përkushtimet e tij ndaj njerëzve në nevojë saqë një status do të zgjatej shumë edhe do të humbte sensin, po që jam i sigurt se ai kurrë nuk do ta dëshironte që të përmendim gjëra të tilla se qëllimi i tij nuk ka qenë reklamimi.

Le të merremi me të tashmen tonë dhe të mos e përdorim të shkuarën e dikujt për kapital politik.
Pa dyshim që shumë shpejt gjërat u zbardhën edhe u sqaruan.
Tani pyetja është: a do të gjejnë faltore apo altar ku të falen abuzuesit me dinjitetin e tjetrit për padinjitetin e tyre?!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY