VIDEO & SHIFRA/ Tallja e Edi Ramës, 29 mijë të përjashtuar nga...

VIDEO & SHIFRA/ Tallja e Edi Ramës, 29 mijë të përjashtuar nga ndihma ekonomike për 450 vende pune

87
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha tregoi sot me fakte se në Shqipëri nuk ka punë, përkundër pretendimeve të qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama.

Me anë të një Video Lajmi ai ka publikuar shifrat zyrtare (qeveritare) të familjeve që marrin ndihmë ekonomike, të përjashtuarve nga ndihma dhe vendet e punës që ofrojnë zyrat e punës.

“Të dhënat për vendet e punës janë marrë pasditen e 19 marsit në web site-n e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, i promovuar nga qeveria si vendi ku njerëzit duhet të kërkojnë për vende pune”, shkruan Lulzim Basha në “Facebook”, duke publikuar edhe videon e mëposhtme.

Sipas kreut të PD-së, “kryeministri Rama tha dje se do të përjashtonte nga ndihma ekonomike këdo që refuzonte një punë. Por e vërteta është se punë nuk ka”, shkruan Basha më tej.

Në Shqipërinë e vërtetë ka varfëri dhe nuk ka punë

Publié par Lulzim Basha sur mardi 20 mars 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY