“Nuk ka asnjë bazë ligjore rrethimi, ndërprerja e sinjalit të transmetimit të news24”

Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se nuk ka asnjë bazë ligjore rrethimi, ndërprerja e sinjalit të transmetimit, që Edi Rama ka realizuar këto 3 ditë ndaj News24.

“News 24 shënon televizionin e tretë viktimë e Edi Ramëa, bastard i xhelatit Kristaq Rama, që firmosi më 10 gusht të vitit 1988 varjen në litar të disidentit Havzi Nela, vetëm e vetëm për fjalën e lirë, vargjet e lira, mendimin e lirë.

News 24 dhe Focus Media Group, ishin nga të paktat media shqiptare, të cilat me përpjekje të mëdha ruanin një pavarësi në lajmet, në debatet, në investigimet e tyre. E vërteta është që, ky ekip e tronditi me emisionet e tij Edi Ramën dhe organizatën e tij kriminale, qeverinë.

Nuk ka absolutisht asnjë bazë ligjore rrethimi, ndërprerja e sinjalit, shkëputja e kabllove të transmetimit, që Edi Rama ka realizuar këto 3 ditë ndaj televizionit.
Në ndërtesën ku ndodhet televizioni News 24, kontrata është gjer në 2033, siç e kanë pohuar vet organet zyrtare. Për pjesën tjetër të ndërtesës ku ndodhen media të tjera të Focus Group, qiraja është paguar edhe në muajin korrik.

Ka një proces gjyqësor midis palëve, sepse kemi të bëjmë me tjetërsime pronash, dhe natyrisht, ligji vepron, njeh të drejtën e parablerjes të atij që e administron pronën”, shpjegoi Berisha.

Në vijim Berisha tha se të gjitha këto, janë akte atentate të rënda ndaj fjalës së lirë, janë përpjekje për të vendosur, për të shuar çdo zë kundër çdo burimi të pavarur, çdo hetimi gazetarësk të pavarur nga Edi Rama dhe organizata e tij kriminale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...