ALARMI & VIDEO GALERI/ Në Vlorë pritet “fundi i botës”, thirrja: Mos...

ALARMI & VIDEO GALERI/ Në Vlorë pritet “fundi i botës”, thirrja: Mos dilni në rrugë, shmangni…

373
0
Shares

Një stuhi me erëra të forta që pritet në Vlorë ka detyruar bashkinë e drejtuar nga Dritan Leli të lëshojë alarmin për “apokalipsin”.

Bashkia ka njoftuar se, “sipas meteorologëve parashikohen shira dhe erëra të forta. Të gjithë punonjësit e Bashkisë Vlorë janë në gatishmëri të plotë. Ju lutemi merrni masat për të shmangur lëvizjet afër pemëve, afër shtyllave të tensionit si dhe parkimin në zonat e rrezikshme.

Të kufizohen në maksimum lëvizjet në rrugë për shkak të erërave shumë të forta”, thuhet në njoftimin e saj.

Për shkak të  erës së fortë, sot ka pasur probleme në qytet, me rrëzimin e palmave dhe dëmtimin e një  automjeti. Në  zonën e Skelës një fëmijë 10-vjeçar është  përplasur me zgarat e punimeve të rrugës duke marrë  plagë të  lehta.

Ndërkohë, moti i keq ka pezulluar lundrimin detar në Vlorë. Trageti prej ditës së  djeshme qëndron në  radë, duke mos i ankoruar dot njerëzit për shkak të  erës së fortë  dhe detit me dallgë  nga 7 deri ne 8 ballë . Forca e detit është  8 ballë në  det të hapur, ç’ka krijon mjaft vështirësi por edhe rrezikshmëri tek mjetet lundruese.

Kapiteneria e portit te Vlorës ka urdhëruar të  gjitha mjetet e tjera lundruese dhe ato të  peshkimit të  mos dalin në  det për shkak të  motit të  keq,ndërsa edhe trageti i linjës Vlorë – Brindizi gjatë ditës së shtunë  nuk do të  kryejë itenerarin e zakonshëm,ndërsa pritet vetëm gjatë  ditës se diel përmirësimi i situatës nga moti.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY