Super Operacioni, Fatmir Xhafaj: 7 në 1, u goditën disa grupe kriminale

Super Operacioni, Fatmir Xhafaj: 7 në 1, u goditën disa grupe kriminale

157
0
Shares

Policia e Shtetit pritet të dalë në një konferencë për median lidhur me megaoperacionin që ka çuar në arrestimin e 41 personave nga 50 urdhërarreste të firmosura. Bëhet fjalë për shkatërrimin e një rrjeti kriminal që merrej me dërgimin e klandestinë drejt SHBA-ve, kundrejt shumave 15 deri në 20 mijë euro.

Konferenca pritet te jetë në orën 14:00

Ndërkohë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj thotë operacioni u krye si bashkëpunim i shkëlqyer me partnerët amerikanë dhe europianë

Deshmi e Forcës së Ligjit dhe profesionalizmit në rritje të Policisë. Bashkëpunim i shkëlqyer me partnerët amerikanë dhe europianë. Tregues i qartë i besueshmërisë ndaj Policia eShtetit . 

Forca e Ligjit do të vazhdojë të ndeshkojë të tjera grupe kriminale.

Një superaksion i finalizuar nga Policia e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese në vend. Goditje njëkohësisht e disa grupeve kriminale. 7 në 1. Shumë shpejt detaje të tjera nga Policia e Shtetit”, shkruan Xhafaj në rrjetet sociale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY