VIDEO & FOTO GALERI/ Donald Trump mesazh për Kim Jong-Un me tre...

VIDEO & FOTO GALERI/ Donald Trump mesazh për Kim Jong-Un me tre aeroplanmbajtëse dhe 200 avionë luftarak

122
0
Shares

Teksa Presidenti amerikan, Donald Trump, vazhdon luftën e fjalëve me Korenë e Veriut, SHBA-të vazhdojnë dislokimin ushtarak në rajon.
Gazetari Rupert Wingfield-Hayes i BBC, nga bordi i luftanijes amerikane USS Ronald Reagan në Detin e Japonisë, thotë se Gadishulli Korean nuk ka parë diçka të ngjashme me këtë, në shumë dekada.
Tri aeroplanmbajtëset më të mëdha amerikane, “USS Ronald Reagan”, “USS Theodore Roosevelt” dhe “USS Nimitz” të shoqëruara me luftanije dhe avionë luftarakë që u prijnë, “çajnë” detin përpara. Tri aeroplanmbajtëset kanë lundruar në distancë të afërt me njëra – tjetrën teksa në bord kanë më shumë se 200 avionë luftarakë.
Ky përbën numrin më të madh të avionëve luftarakë, që shumica e vendeve kanë në forcat e tyre ajrore.
Sipas gazetarit të BBC, kjo lëvizje e Trump i çon një mesazh të fortë politik armiqve të Amerikës, e njërit në veçanti, Kim Jong Un-it të Koresë së Veriut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY