Inceneratori i Tiranës: PD padit në SPAK Ramën, Ahmetaj e të tjerë

Inceneratori i Tiranës: PD padit në SPAK Ramën, Ahmetaj e të tjerë

76
0
Shares

Partia Demokratike ka dorëzuar këtë të hënë në SPAK kallëzimin për inceneratorët ndaj kryeministrit Edi Rama; ndaj Arben Ahmetajt, ish-ministër i Financave; Lefter Kokës, ish-ministër i Mjedisit dhe Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës si dhe dy shtetasve të tjerë, Klodian Zotos dhe Mirel Mërtiri.

Kallëzimi është për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë të pjesëmarrësve në tendera dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal dhe të ushtrimit të detyrës publike.

 “PD ka ngritur këtë çështje në një nivel tjetër duke dokumentuar me prova e fakte çfarë ka ndodhur me aferën e plehrave në Tiranë, Fier e Elbasan. Kostot për buxhetin e shtetit janë mbi 430 milionë euro vetëm për inceneratorin e Tiranës.

Kjo është një histori mafioze që ka detyruar bashkinë e Tiranës, Durrës, do detyrojë të gjithë qarkun Tiranë për të depozituar mbetjet e tyre në një biznes I cili që kur u konceptua nga një kompani pa eksperiencë ishte e tillë” U shpreh Jorida Tabaku.

#LIVE – Çlirim Gjata dhe Enkelejd Alibeaj, deklaratë për mediat pas depozitimit të kallzimit në SPAK.

#LIVE – Deklaratë për mediat pas depozitimit të kallzimit në SPAK.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Lundi 19 octobre 2020

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY