Mësues të prekur nga Covid, Ministria reagon: Te Emin Duraku mësimi vijon, mësuesit u zëvendësuan

Ndaje

Pavarësisht situatës shqetësuese së krijuar me Covid-19, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit parauniversitar ka reaguar duke deklaruar se në shkollën 9-vjeçare “Emin Duraku” në kryeqytet, mësimi po vijon normalisht.

Në reagimin e saj DPA sqaron se për shkak se disa mësues kanë rezultuar me COVID-19 dhe disa të tjerë janë karantinuar, nga ana e DPAP dhe zyrës arsimore vendore Tiranë janë marrë masat e menjëhershme për zëvendësimin e tyre në mënyrë që mësimi të vijojë pa ndërprerje.

Më tej DPA siguron prindërit se ambientet e shkollave janë të sigurta, me higjienizim të vazhdueshëm. Njëkohësisht, vijon DPA, është shtuar edhe numri i psikologëve për të qenë sa më pranë nxënësve e mësuesve me shërbimin psiko-social.

DPA, thekson se procesi i dezinfektimit në këtë shkollë është kryer 3 herë gjatë gjithë javës së shkuar, teksa dezinfektimi më i fundit është realizuar ditën e djeshme.

Ministria reagoi pas qëndrimit të opozitës,  ku ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi u shpreh se “Emin Duraku” është shndërruar në një vatër të rrezikshme  të pandemisë Covid-19.  “Nga informacionet që kemi marrë rezulton që janë 8 mësues kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe 20 mësues të karantinuar”, theksoi Vokshi.

Sipas saj, “vetëm javën e fundit, nga informacionet që vijnë në PD, janë me dhjetëra rastesh mësuesish, dhjetëra raste nxënësish, duke e çuar numrin total në më shumë se 320 mësues dhe nxënës të infektuar me Covid 19, të izoluar dhe të karantinuar”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje