HIMARE/Motra e biznesmenit u plagos duke mbrojtur vëllain, ja gjendja e saj

HIMARE/Motra e biznesmenit u plagos duke mbrojtur vëllain, ja gjendja e saj

135
0
Shares

Ndërtuesi 51-vjeçar Niko Goro mbeti i vdekur pasi u qëllua me armë zjarri në mes të Himarës në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm.

Ai ka qenë duke qëndruar pranë marketit të së motrës, Qftiqi Qesku, 57 vjeçe. Ajo ka mbetur e plagosur në këmbë, pasi i ka dalë të vëllait para për ta mbrojtur. Fatmirësisht ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burimet thonë se plumbi në këmbë i ka shkaktuar thyerje kocke, por ajo ndodhet jashtë rrezikut.

Autori i vrasjes së ndërtuesit 51-vjeçar Niko Goro është kapur nga policia në vendin e quajtur “Livadhet”, rreth 5 kilometra larg vendit të ngjarjes.

Vetëm pas 1 ore nga atentati i ndodhur, autori 53-vjeçar Kliti Leka me banim në Tiranë është kapur nga forcat blu.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY