Ekzekutohet biznesmeni i ndërtimit në Himarë, dy pistat e hetimeve: Borxhi dhe...

Ekzekutohet biznesmeni i ndërtimit në Himarë, dy pistat e hetimeve: Borxhi dhe konflikti me pronat

145
0
Shares

Biznesmeni Nikollaq Goro u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Himare nga persona ende të paidentifikuar duke rikthyer frikën e ngjarjeve të rënda në vend.

Dyshohet se Goro u ekzekutua nga një person që zbriti nga furgoni, në të cilin udhëtonin katër persona. Personi që zbriti ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të biznesmenit duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa motra ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Report Tv mëson se Kliti Leka autori i arrestuar,  me profesion elektricist i kishte bërë rrjetin elektrik në pallatin e ndërtuar nga Niko Goro, por ky i fundit nuk e ka paguar për punën e bërë. për pasojë, sherri mes tyre ka agravuar deri në ekzekutimin e 51-vjeçari. Leka e ka pranuar autorësinë e krimit, teksa kjo është pista kryesore në të cilën po heton policia.

Siç pasqyrohet edhe në regjistrat e QKB-së, Goro rezulton se ka investuar në sektorin e ndërtimit dhe hotelerisë në zonën e Himarës. Ai i ka regjistruar bizneset nën logon “ARG”.

Krahas ndërtimit dhe hotelerisë, në pronëri të Goros është edhe një kafe e njohur në Himare, e vendosur në pjesën qendrore të qytetit, përballë portit.

Gjatë vitit 2017 kur në Himarë pati një konflikt të madh mes banorëve dhe pushtetit lokal e atij qendror për prishjet e shumta, Niko Jorgo, ishte mjaft aktiv në krah të ish- kryetarit të Bashkisë Jorgo Goro dhe madje kishte hapur edhe një faqe online “DhunandajDhunës”, në të cilën binin në sy artikuj kundër protestës dhe shoqatës Himarjote në NY.
/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY