U shkarkua në vitin 2017, Rama rikthen në Durrës ish-drejtorin e Kadastrës...

U shkarkua në vitin 2017, Rama rikthen në Durrës ish-drejtorin e Kadastrës së Vlorës

104
0
Shares

Tani në prag fushate, shumë prej ish-zyrtareve te PS,  po riciklohen dhe po emërohen në detyra të ndryshme. Një nga më të përfolurit e listës, ish-drejtori i Kadastrës së Vlorës, Rezart Elmazi, është emëruar këtë të hënë si kreu i ri i Kadastrës në Durrës. Elmazi në kohën që drejtonte hipotekën e Vlorës, njihej në qytet, edhe si `zari i Alket Hysenit”.

Ai ka zënë vendin e Artur Çobanit, i cili kishte një vit që drejtonte hipotekën e qytetit bregdetar.

Kujtojme se në fund të muajit korrik 2017, gjatë takimit me drejtorët e ZRPP-ve, Edi Rama shkarkoi në bllok të gjithë drejtorët e kadastrave (hipotekave) në vend.

“Pa përjashtim, duhet të jepni dorëheqjen të gjithë, pasi keni torturuar njerëzit për kohë me radhë”, tha Rama atëherë dhe ashtu ndodhi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY