Prostitucion në qendrën e masazheve, në pranga 2 persona, menaxheri i detyronte...

Prostitucion në qendrën e masazheve, në pranga 2 persona, menaxheri i detyronte për shërbime ekstra

114
0
Shares

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë, ndërsa tre të tjerë janë proceduar penalisht, për shfrytëzim prostitucioni dhe për mbajtje të qendrave të masazheve për shfrytëzim prostitucioni.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë menaxheri i qendrës së masazheve, një 27-vjeçar me inicialet R. F., i cili rekrutonte vajzat nëpërmjet rrjeteve sociale, e më pas i detyronte që t’iu ofronin klientëve të qendrës së masazhit edhe shërbime seksuale.

Në pranga ra edhe një 30-vjeçar, klient, si dhe u proceduan 3 punonjës në qendrën e masazheve.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë operative se disa shtetase shfrytëzoheshin për prostitucion nga menaxheri i një qendre masazhi, kanë organizuar punën për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.

Në bazë të provave të grumbulluara, pas një hetimi disamujor u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Rekrutimi”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi R. F., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, në cilësinë e menaxherit të qendrës të masazhit, rekrutonte femra nëpërmjet rrjeteve sociale, me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore dhe më pas i detyronte që t’iu ofronin klientëve të qendrës së masazhit edhe shërbime seksuale.

Gjithashtu, në vijim të operacionit u arrestua në flagrancë një shtetas 30-vjeçar (klient i qendrës së masazhit) dhe u proceduan penalisht 3 punonjëse të qendrës së masazhit, për veprën penale “Prostitucioni”,-njofton policia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY